E rëndë në Itali, i riu humb jetën pasi u godit nga helika e varkës

by author

Aksident u regjistrua këtë të hënë në Itali, ku një i ri humbi jetën në det pasi u godit nga një varkë.

Advertisements

Sipas mediave italiane, i riu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në bregdetin e Amalfi pasi u dëmtua nga helika e varkës që kishte marrë me qira në Salerno së bashku me dy shokë të tjerë.

Advertisements

Në këtë incident u plagos dhe një prej tyre, pasi mendohet se janë zhytur shumë pranë motorit të mjetit lundrues.

Për të nxjerrë trupin e viktimës në vendngjarje kanë shkuar palombarët pasi ai është fundosur.

TË NGJASHME