E rëndë! Shkoi për të punuar, shqiptari gjendet i mbytur në Greqi

by author

Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në ishullin Kos të Greqisë, rreth një muaj pasi u deklarua i zhdukur nga familjarët.

Advertisements

Mediat greke bëjnë me dije se familjarët kanë konfirmuar që trupi i pajetë i gjetur në zonën detare të Siros, i përket 53-vjeçarit shqiptar, Shkëlqim Hysi.

Advertisements

Mësohet se roja bregdetare e ka gjetur trupin në fazën e dekompozimit dhe me ndihmën e zhytësve ka bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Familjarët që kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin, konfirmuan identitetin pasi u morën në pyetje nga autoritetet greke.

Hetimet dhe autopsia pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

TË NGJASHME