Përgjaket ceremonia e diplomimit në SHBA. Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Riçmond të Virxhinias.
Advertisements
Të shtënat i kanë detyruar nxënësit e shkollës së mesme që të largohen të tmerruar nga ceremonia, në kërkim të sigurisë, kanë raportuar mediat amerikane.
Advertisements
Zyrtarë të shkollës kanë thënë se të shtëna kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme Huguenot High. Një ceremoni tjetër diplomimi, e planifikuar për të martën, është shtyrë, po ashtu edhe mësimi.
Mediat e huaja raportojnë se viktimë nga sulmi ka mbetur një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit që do të diplomohej dhe babai i tij 36-vjeçar. Ndërkohë, autori i krimit, një 19-vjeçar, është arrestuar. Sipas tyre, i dyshuari e ka njohur të paktën një prej viktimave.
Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive.
Këto shifrat janë më të lartat, për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016.