E trishtë! Ndahet nga jeta instrumentisti i njohur nga Durrësi, Pandush Gjezi

by author

In memoriam/ Nga tani nuk jeton Pandush Gjezi

Advertisements

“Humbëm një artist të përmasave botërore”!

Advertisements

Nga BUJAR QESJA

Instrumentisti me famë Pandush Gjezi, para pak çastesh është ndarë nga jeta. I lindur dhe rritur në Durrës. Është djali i Kristaqit, mjeshtër në mekanikë dhe i Violetës, punonjëse në uzinën e plastikës. Në rininë e tij, Kristaqi ishte pjestar i grupit koral në ansamblin e ushtrisë, me dirigjent Gaqo Avrazin.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13 qershor 2023, goditet nga një infarkt akut i miokardit, mjeshtri virtuozi violinës Pandush Gjezi. Kalimi ne shpejtësi në spitalin e Durrësit, nuk e ndihmoi për të mbetur me frymë pranë nesh. Durrësi tashmë mbetet banesa e përjetshme e violinistit me famë botërore Pandush Gjezi.
Para pak ditësh u takuam me këtë “Ambasador të Durrësit në botë” dhe nxortëm mall. Fatjon Kastrati na mblodhi në lokalin e Skënder Dedjes për 80 vjetorin e lindjes së dirigjentit të njohur Erimir Dizdari.

Pandushi kishte vendosur të jetonte përfundimisht në Durrës. Po nxirrte mall me të njohurit e hershëm. Po çmallej edhe me qytetin. Gjithnjë e takoje duke buzëqezhur, e duke folur ne zemër në dorë për kohën e artë të rinisë. Pandush Gjezi është i datëlindjes 23 shtator 1953. Ka dy djem. Toni violinist në orkestrën e Luganos në Zvicër dhe Aleksandri pianist në Athinë. I vëllai Pirro Gjezi violinist shumë i njohur dhe kryen veprimtarinë artistike në Francë.
Akoma më i talentuar është djali i Pirros, Kristi, madje në përmasa fenomenale. I gjithë fisi i janë kushtuar muzikës instrumentale. Ato kishin krijuar një orkestër gjigande, duke ia rritur autoritetin artit dhe kulturës durrsake në botë.

Pandushi e nisi rrugën e instrumentit me pedagog Sull Lakavaja në shkollën Dalip Tabaku, e më pas në shkollën e muzikës Mujo Ulqinaku. Kultura e tij muzikore rritet më tej nga studimet në shkollën e mesme artistike Jordan Misja dhe universitetin e Arteve.

Në moshën 21 vjeçare, shkëlqeu në Dekadën e Majit me sonatë për violinë dhe orkestër nga Çesk Zadeja. Mbasi punoi dhe u dalllua në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baltetit dhe të RadioTelevizionit Shqiptar, emigroi në Greqi. Edhe këtu punoi me orkestër. Talenti dhe mjeshtëria ranë në sy të specialistëve, të cilët i ofruan mundësi kariere në Spanjë.

Interpretoi solo në violinë dhe orkestër në sallat më të njohura të Barcelonës, për të pushtuar mjediset artistike me emër të Madridit. Përpos kësaj Pandush Gjezi realizoi turne mahnitës në Itali, Gjermani, Austri, Francë, Amerikë, Meksikë dhe Kinë.

Sukseset kanë qenë të jashtëzakonëshme, duke lartësuar jo vetëm talentin e tii të rrallë, por duke përhapur dhe vlerat cilësore të muzikës instrumentale në Shqipëri.
Pandush Gjezi nuk jeton. Shokët dhe miqtë, po përhapin lajmin me shumë dhimbje. Seit Agovi më mban kontakt për ndodhinë. Tim Doka më dërgon foton më gë fundit të Pandushit, të bërë me 1 qershor 2023, 12 ditë më parë.

Dhimbja na ka pushtuar dukshëm. Është humbje e konsiderueshme e artit shqiptar. Por edhe e artit të Durrësit, qytetit të tij të lindjes, që ai vendosi të jetonte përfundimisht.

Dhe tani edhe përjetësisht, në parajsën e paqme pranë prindërve dhe të afërmëve. Dhe i lehtë i Durrësit tënd Vangjush Gjezi, të atij Durrësi që i dhe aq nder dhe krenari sa pate frymë.

Lamtumirë Pandush Gjezi, i miri dhe artisti ynë i gjithkohshëm!

TË NGJASHME