Ish-kryeministri sllovak Igor Matoviç dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë zënë të mërkurën.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, dy politikanët e shquar sllovak u përleshën në një ngjarje parazgjedhore.
Advertisements
Ish-kryeministri Igor Matoviq u përpoq të prishë sot ngjarjen e partisë opozitare Smer-SD, pas së cilës u përlesh me ish-ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak. Madje, për qetësimin e situatës është dashur të ndërhyjë edhe policia.
Siç bëhet e ditur më tej, Matoviç ka shkuar me veturën e tij në vendin e ngjarjes ku po zhvillohej një konferencë për shtyp e socialdemokratëve, të cilët sipas sondazheve ishin në avantazh.
Nëpërmjet altoparlantit, Matoviç ofendoi politikanët e opozitës dhe i fajësoi ata për ardhjen e shumë emigrantëve kur miratuan legjislacionin në këtë fushë në vitin 2018.
Kalinak ishte ministër i brendshëm në atë kohë dhe si rrjedhim përgjegjës për ligjin që lejonte emigrantët të merrnin leje qëndrimi të përkohshme.
Konferenca e sotme për shtyp para zgjedhjeve parlamentare të 30 shtatorit iu kushtua migrimit.
Siç thuhet më tej, politikanët e partisë Smer-SD u përpoqën të fikin altoparlantin e montuar në makinë.
Kalinak u përpoq t’i merrte mikrofonin Matoviqit, i cili ishte në makinë.
Të dy u bënë të dhunshëm, Kalinak filloi të godiste me duar Matoviçin dhe ky i fundit tentoi ta nxirrte nga makina. Ata u ndanë nga policia.