Me siguri e mbani mend ish-banoren e famshme të “Big Brother Albania”, Najada Ekonomin. S’ju thotë gjë ky emër?
Advertisements
Po t’ju themi Noçen? Tani po, u kujtuat!
Advertisements
Ish-banorja është larguar prej kohësh në Itali, ku jeton me partnerin e saj. Ata po ndërtojnë familjen e tyre të bukur dhe janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.
Në tetor të vitit 2019, Noçja e cila kishte vetëm pak muaj që kishte dhënë lajmin e ëmbël, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë.
“Momenti më i mirë ndonjëherë”- shkruante Noçja për gëzimin e saj të parë.
Mirëpo, gëzimi është shumëfishuar kur çifti është bekuar me një tjetër bebush, teksa i kanë “dhuruar” vajzës së tyre një vëlla të vogël.
Disa ditë më parë, ish-konkurrentja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, kësaj here djalë.
Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit në Facebook, me disa foto shumë të ëmbla me partnerin dhe vajzën e madhe. Ajo ka treguar gjithashtu foto të sajat gjatë shtatzënisë.
“22.03.2022
Lindi Brendon 💎
Ne fillim kishim njeri tjetrin….
Dhe tashme ne kemi gjithcka….
Kemi lumturine,paqen,gezimin e gjithe jetes
Kemi gjithcka qe kishim kerkuar
Kemi endrren e gjithe jetes mes duarve tona ❤️“- ka shkruar ajo.