Shkëndija dhe Kastrioti të cilët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej 7 vitesh janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare.
Advertisements
Shkëndija ka thirrur bashkëjetuesin e saj sepse ai i ka vënë një kusht, të dërgojë vajzën e saj që ka nga martesa e parë tek prindërit, sepse nuk kanë gjendje ekonomike dhe nuk e rrisin dot.
Advertisements
Shkëndija nuk e pranon këtë gjë sepse thotë që nuk jeton dot pa vajzën e saj, plus që është e sëmurë.
Ajo ka shtuar më tej se para se të jetonin bashkë, Kastrioti i kishte premtuar që do jetonin së bashku me vajzën.
Shkëndija: Vij nga rrethi i Patosit. Unë kam qenë e martuar dhe nga kjo martesë ka ardhur dhe një vajzë. Më pas unë kam jetuar 2 vite tek prindërit e mi. Ata menduan të më martonin sërish me këtë zotërinë këtu.
Unë kam bashkëjetuar me të 6 vite dhe sot më thotë që lëre vajzën tek prindërit e tu dhe hajde të jetojmë bashkë.
unë një vajzë kam dhe e kam të sëmurë, si ta largoj nga vetja ime vajzën, ta lë tek prindërit e mi. Kur deri dje më pranove, më the unë të pranoj me këtë vajzë