Fitoi bindshëm Shkodrën, vjen reagimi i parë nga Benet Beci

by author

Benet Beci ka fituar zyrtarisht këto zgjedhje lokale kundrejt kryebashkiakut aktual të Shkodrës, Bardh Spahia.
Në total janë numëruar gjithësej 247 QV.
Sipas rezultateve marrë nga KQZ, Beci ka fituar bindshëm me më shumë se 60% të votave, kundrejt Spahias i cili ka marrë vetëm 40%të votave për këtë bashki. Beci ka fituar me më shumë se 10 mijë vota diferencë nga Spahia.

Advertisements

Advertisements

“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra”, shkruan Beci në postimin e tij në Facebook, ku ka festuar mes ovacioneve me operatorët dhe ekipin numërues të votave.

TË NGJASHME