Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skenderbeut Festim Fetollari. Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para te rinjve të Skenderbeut.
Advertisements
Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te vështirë për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti.
Advertisements
Trajnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.
Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skënderbeut aty ku luan deri ne vitin 1999, për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist. Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë.
Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori përsipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cilëve iu mësonte magjinë e kësaj loje.
Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skënderbeu kanë humbur një nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “rracë” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar.