GJKKO firmos sekuestrimin e 4 apartamenteve të Arben Ahmetajt

by author

Në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zvkryeminsitrit Arben Ahmetaj, Gjykata e Posaçme ka firmosur këtë të martë sekuestrimin e pronave të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Advertisements

Bëhet fjalë për 4 apartamente të Arben Ahmetajt që sipas SPAK janë shtitur në mënyrë fiktive. Sipas SPAK 4 banesat janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga ish-ministri.

Advertisements

Prej orëve të para të ditës së sotme ekspertë të Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në disa drejtime në Gjirin e Lalzit dhe në Tiranë për të kontrolluar banesat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, partneres aktuale, ish-gruas dhe familjarëve.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj i fundit ndodhet jashtë vendit, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias.

Ndërkaq kujtojmë se vetë Arben Ahmetaj ka reaguar dy herë në lidhje me akuzat ndaj tij.

Ahmetaj reagoi nje jave me pare për emisionin për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion” si edhe nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin e tij social Facebook.

Teksa u ka kërkuar falje votuesve të tij, familjes dhe të afërmve, Ahmetaj ka paralajmëruar se do të mundohet të nxjerrë ditë pas dite të vërtetat në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

TË NGJASHME