Gruaja shqiptare “ul hundën” dhe i kërkon falje burrit tek Arditi: Këtë gabim s’do e bëj më kurrë në jetë

by author

Arjeta nga Burreli ishte sot në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar falje bashkëshortit, me të cilin ajo thotë është treguar shumë kokëfortë. Arjeta: Unë quhem Arjeta, jam nga Burreli, jetoj në Tiranë. Punoj te një fabrikë këpucësh, përgjegjëse. Në vitin 2013, unë u fejova. Në atë kohë bashkëshorti im nuk ishte këtu kur u fejova.

Advertisements

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin gjysma jote? Arjeta: Arjan. Arjanin e njoha nëpërmjet një adrese Facebook-u. Isha në gjimnaz, hapa një adresë Facebook-u, ky më njihte, por unë nuk e njihja fare. Më kishte parë nga djali i hallës dhe vëllai sepse e kishin shok. Mbas ca kohësh që ne flisnim në Facebook dhe po njiheshim, mua më zbuloi vëllai, që unë flisja me dikë. Ai i tha familjes dhe unë kisha frikë për atë çfarë do ndodhte, duke qenë se nuk isha as në moshën e duhur për të pasur një lidhje.

Advertisements

I thashë Arianit që e ka marrë vesh vëllai dhe babai. Ai më tha: Mos u bëj merak sepse unë do të të dërgoj njerëzit e mi në shtëpi. Erdhën prindërit e Arianit në shtëpinë time, dhe aty u pi kafja. Ata sollën një unazë. Ariani nuk ishte këtu, ai ishte në Zvicër. Mbas dy ditësh që unë shkova te familja e tij, Ariani erdhi nga Zvicra.

Ardit Gjebrea: Cili ishte kontakti i parë me Arianin? Arjeta: Ka qenë paksa i çuditshëm për mua. Kur erdhi, erdhi në katër të mëngjesit, vjehrra erdhi më thirri, zgjohu se ka ardh Ariani. Mua po më dilte zemra vendit. Kur e kam takuar, e kam takuar te dhoma, kemi shkëmbyer një përqafim shumë të ngrohtë. Ariani nuk u kthye përsëri në Zvicër, filluam planet për martesë. Më 25 qershor të vitit 2017, u martuam.

Pas martese unë isha shumë këmbëngulëse, doja të shkoja nëpër festat e punës. Para një jave ne patëm një grindje. Unë doja të shkoja te prindërit e mi, por Ariani kishte plane të tjera për atë ditë. Megjithatë unë vazhdova të këmbëngulja me atë timen. Kjo u bë shkak që ai të merrte babain tim në telefon dhe ta thirrte në shtëpi. Po bisedonin për mua, Ariani, babai im dhe vjehrri. Të nësermen unë shkova te shtëpia e prindërve të mi ku ndenja tre ditë. Pas tre ditësh, më thirri vjehrri me dijeninë e Arianit. Ishtë dita e Shën Valentinit. Por nuk e festuam bashkë. Ai kishte dalë me shokët për darkë.

Sot e kam thirrur t’i kërkoj falje për këmbënguljen time të tepërt, për kokëfortësinë time. Dhe t’i premtoj atij që nuk do jem më kaq kokëfortë. Stafi i së dielës shqiptare i bën ftesën Arianit dhe ai vjen në studio. Në ekranin e murit ndarës, shfaqet Arjeta e cila pret me shumë emocion t’i përcjellë atij mesazhin.

Arjeta: Arian të kam thirrur sot këtu, për të të thënë që s’do jem më ajo Arjeta kokëfortë. Të premtoj që do jem ajo Arjeta që të kuptoj kur ti të më shpjegosh diçka, dhe do të të them “ke të drejtë”. Jeta është e gjatë dhe dua që ta kalojmë bashkë. Dua që në çdo moment të jetës të jemi të dy.

Ariani: Shpresoj t’i mbash këto fjalë. Mes të qeshurash dhe emocionesh Arjeta dhe Ariani i premtojnë njëri tjetrit se do të rregullojnë të metat e tyre dhe do përpiqen të japin gjithmonë maksimumin që martesa e tyre të jetë gjithmonë e lumtur.

TË NGJASHME