Guxoni bëjëni këtë dhe jeni në luftë me Rusinë! Putini kërcënon Perëndimin

by author

Vladimir Putin ka bërë një kërcënim të hapur këtë të shtunë, në ditën e dhjetë të pushtimit rus në Ukrainë.

Advertisements

Presidenti rus ka thënë se çdo vend që vendos për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të konsiderohet se i është bashkuar luftës në Ukrainë.

Advertisements

“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur nga ai vend”, ka deklaruar presidenti Putin, raporton BBC.

Në një kontekst ushtarak, një zonë ndalim-fluturimi është një zonë ku ndalohet hyrja e avionëve për të parandaluar sulmet ose mbikëqyrjen. Por ajo duhet të zbatohet me mjete ushtarake – domethënë, edhe duke rrëzuar aeroplanë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar për “dobësi” dhe “përçarje” NATO-n për refuzimin që i bëri kërkesës së tij për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

NATO ka thënë se kjo do të çonte në një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në shumë vende të tjera.

TË NGJASHME