Histori e pazkontë! Djali ndahet nga bashkëshortja, e ëma i kërkon 4000 eurot që i la ish-nuses si amanet

by author

“Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka sjellë sot përballë nënën dhe djalin, përkatësisht zonjën Shpresa e Dritanin. Ky i fundit është divorcuar prej pak kohësh, por gjatë kohës që jetonte së bashku me ish-gruan, zonja Shpresa i kishte besuar asaj një amanet, një shumë parash prej 4000 eurosh që i kishte ruajtur për ceremoninë e saj të varrimit.

Advertisements

Nga fjalët e zonja Shpresës, ish-nusja në fillim i thoshte se do t’ia kthente paratë, më pas që do ta bënte këtë kur të pjesëtohej pasuria dhe t’ia kërkonte të birit, ndaj kërkesa e zonjës i shtrohet të birit.

Advertisements

Shpresa: Unë e di që ju jeni lodhur qëkur keni qenë në Greqi në fillim, ju më morët mua në Greqi dhe unë e di shumë mirë se sa jeni lodhur ju…

Dritan: A e kupton që unë jam me njëqind mijë halle, kam dalë që në mars nga shtëpia, paguaj qira, paguaj për vëllezërit që i kam në hall, e kam pasur vëllain në burg, paguaj avokat, paguaj noter, bëj letra këtej, bëj letra andej, ku do i gjej lekët unë? Po dashnoret, a duhet ndonjë lekë?

Shpresa: Po, unë i di këto se…

Eni Çobani: Kush?

Dritan: Dashnoret. Qëkur jam ndarë me gruan, kam fjetur me dashnoret se çarë do bëja.

Shpresa: Unë i di shumë mirë këto.

Eni Çobani: Është zgjidhja juaj ajo, por s’ka lidhje këtu me lekët e nënës.

Dritan: Po pra, por mos të më kërkojë lekë mua, pse m’i kërkon lekët mua? Shko kërkoja asaj, atje, gjeje ku të jetë atje.

Shpresa: Më fal, kur unë shkova të kërkoj lekët tek ajo, madje s’kam shkuar t’i kërkoj lekët fare, kam shkuar t’i kërkoj faturat e pensionit që m’i kishte falsifikuar, pensionet e mia.

Nga shpjegimi i zonjës Eni, Shpresa nuk ka nënshkruar një prokurë apo dokument të shkruar që provon se ka patur një dhënie parash me ish-nusen. E vetmja gjë që ajo ka, janë disa mesazhe mes tyre.

Shpresa: Unë nuk thashë asgjë për ato lekët, vetëm i kërkova faturat. Ajo, kur unë i kërkoj faturat, më nxjerr, më dëbon nga ndërtesa duke më sharë, duke më fyer dhe në fund më futi edhe një të pështyrë atje në rrugë ku ndodhej djali i vogël dhe u zu djali i vogël.

Seanca e ndërmjetësimit vazhdoi kështu deri në fund të saj. Nënë e bir nuk arritën në një dakordësi mes njëri-tjetrit. Për shkak të mungesës së një prokure apo prove tjetër që tregon qartë me shkrim se zonja Shpresa ka dorëzuar 4000 euro tek ish-nusja, nuk është e mundur të bëhet diçka konkrete nga ana ligjore. Sipas zonjës Eni, ajo do të dorëzojë mesazhet që posedon, të shkëmbyera mes zonjës Shpresa dhe ish-nuses, por çështja nuk mori një zgjidhje përfundimtare./tvklan.al

TË NGJASHME