Është ndarë papritur nga jeta Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili ishte mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës.
Advertisements
Lajmin e hidhur e bëri të ditur faqja e zyrtare në rrjetet sociale e spitalit, e cila thotë ndër të tjera se Mazniku u shqua për zellin e tij. Sakaq, la gjurmë të pashlyeshme te kolegët dhe pacientët që të gjithë e njohin.
Advertisements
“Prof. Dr. ILIA MAZNIKUN miku dhe kolegu ynë u nda krejt papritur nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe shoqërinë.
Një mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u shqua për zellin dhe përkushtim e pazakontë në punën e tij si mjek duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kolegë, pacient dhe gjithë ata që e njohën.
Spitali Universitar i Traumës shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen papritur nga jeta të Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili përcillet sot për në banesën e fundit”, thuhet krahas fotos së mjekut.