I ishte çarë arteria vertebrale, ‘Shqiptarët për Shqipëtarët’ i shpëtojnë jetën Eneidës

by author

Një tjetër histori me fund të lumtur nga ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ emisioni që tashmë është kthyer në një mision shpëtimi i Elvis Naçit dhe skuadrës së tij.

Advertisements

Vajza në foto quhet Eneida. Asaj i ishte çarë Arteria vertebrale duke ia rrezikuar jetën çdo sekondë që kalonte, mirëpo ditën e djeshme, ia doli përmes një operacioni.

Advertisements

Lajmin e bën me dije bamirësi Ilir Hoxholli i cili shkruan:

“Faleminderit Zotit, shqiptarëve, stafit mjekësor, mjeteve të ndërhyrjes që erdhën në kohë rekord. Prindërit e Enedes thonë: “kjo është një jetë e dytë, operacioni dhe mjetet kushtonin, mundësia jonë ishte vetem të shikonim vajzën që qante nga dhimbjet në krevat”, “edhe tani nuk na besohet cfare ndodhi aq shpejt, nuk dimë, nuk dimë, vetëm Zoti ju shpërbleftë, ne nuk kemi asgje në dorë…”

Eneda sot është në shtepi, me prinderit dhe pranë vëllait të saj më të vogël. Faleminderit Zot!”

Leave a Comment