I kthen portofolin me mijera euro të zotit, pronari “i vë parajsën në duar” djalit në Ksamil

by author

Para disa ditesh, një djalë gjeti në një nga plazhet e Sarandës një portofol të mbushur me para dhe bëri ç’bëri, ia dorëzoi të zotit. Ai tregoi se portofolin e kishte gjetur pranë një shkurreje në Ksamil dhe se nuk u mendua dy herë, por ia dh pronarit, edhe pse brenda në të ndodhej një shumë e konsiderueshme parash

Advertisements

Ndërkaq, surpriza ishte e madhe edhe për vetë djalin që bëri veprimin për t’u marrë shembull. Ishte i zoti i portofolit ai që e shpërbleu më së miri, duke fituar kështu jo vetëm një mik më shumë, por edhe disa para, falë gjestit që kreu.

Advertisements

Ky është shpërblimi që mora nga zotëria. Janë plot 650 euro, 100 franga dhe 50 mijë lekë shqiptare. Dmth zotëria me dha gjysmat e shumës së gjetur dhe në fund të fundit bëra një mik të mirë. Nuk më intereson shumë shpërblimi që ai më dha, se të isha keq për ato lekë, nuk ia kisha kthyer. Doja tu bëja thirrje të gjithë shqiptarëve nëse do u vijë një rast i tillë në dorë, mos u nxitoni ti mbani lekët për vete, sepse aq lekë nuk u bëjnë të pasur. Mund të fitoni një mik të mirë që mund t’ju hapë dyert për çdo problem që të keni, siç ndodhi në rastin im. Zotëria më dha një mundësi të mirë për të punuar në Zvicër në kompaninë e tij, në një pozicion shumë të miër pune, vetëm prej gjestit që bëra”, – tregon djali i lumtur.

TË NGJASHME