Duhanpirësët e pasionuar kur vendosin të lënë duhanin përballen me shumë vështirësi. Ata përdorin metoda të ndryshme,
Advertisements
dëgjojnë të gjitha këshilla e rrethit të tyre, përdorin pilula të ndryshme kundër pirjes së duhanit,
Advertisements
por kur asgjë nuk ndihmon, ajo arrihet edhe me metoda radikale, transmeton InfoPress.
Një turk i cili zgjodhi një mënyrë radikale për ndalimin e pirjes së duhanit, është bërë senzacion në rrjetet sociale.
Ai i vuri vetes një kafaz në kokë dhe vetëm gruaja e tij e ka çelësin.
Ajo e hapë atë vetëm kur, burri i saj ka nevojë për ushqim.