Ishte diagnostikuar me kancer, mjeku në Greqi lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një mjek i ka vërë flakën vetës në oborrin e shtëpisë së tij.

Advertisements

Sipas mediave vendase mësohet se drejtor i ICU të spitalit Papageorgiu në Selanik, dogji veten në oborrin e shtëpisë së tij dhe ndërroi jetë pak orë më vonë.

Advertisements

Mjeku 60-vjeçar përfundoi mbrëmjen e së hënës në spitalin “Papanikolou”, ku u trajtua me djegie të shkallës së parë në 80% të trupit.

Mësohet se mjeku ishte siagnostifikuar me kancer që prej vitit 2019 dhe së fundmi shëndeti i tij ishte përkeqësuar pasi kanceri kishte avancuar dhe gjendja e tij ishte e pakthyeshme.

Kolegët e të ndjerit, të cilët kanë punuar prej vitesh me të e përshkruajnë si një shkencëtar dhe person të shkëlqyer, i cili ka punaur deri në momentin e fundit në spital.

“Deri në momentin e fundit, ditën e enjte ka mbajtur një mësim për mjekët e ICU dhe të premten ka qenë aty dhe ka parë me infermierët çështje të ndryshme, sisteme të ICU. Deri në momentin e fundit ka qenë normalisht në punë”, theksoi kolegu i tij.

TË NGJASHME