“Ishte me burrin edhe dy fëmijët…”! Vjen reagimi i parë i policisë, si u vra gruaja?

by author

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e parë lidhur me rastin e vrasjes së gruas së Naim Murselit, ish-këshilltarit të Presidentit Pacolli në Prishtinë mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë është pyetur bashkëshorti i viktimës që ishte dëshmitar. Sipas Naim Murselit, një person i panjohur, i armatosur i ka ndaluar dhe ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë. Më pas grabitësi ka qëlluar për vdekje gruan e tij. Nga policia rasti është hapur “Grabitje me pasojë të vrasjes”.

Advertisements

“Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë 29.11.2023 – 020:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim

Advertisements

TË NGJASHME