Jetuan në Elbasan, detajet e paditura më parë/ Çfarë e shtyu Arbana Osmanin të ndahej nga burri i parë dhe ja ku ndodhet ai tani

by author

Moderatorja shqiptare ka qenë gjithmonë e rezervuar në lidhje me partnerin e saj, madje edhe fotot që ka me të janë shumë të pakta. Po, a është kjo një ndarje e paqtë dhe me mirëkuptim, apo nga ato n.darjet e vë shtira me mIIef?

Advertisements

Burime të afërta pranë çiftit kanë pohuar për “Panorama Plus” se natyrisht që kontradiktat mes çiftit kanë ekzistuar dhe natyrisht që nuk bën pjesë te ndarjet me mirëkuptim. Madje, partneri i saj, pas vendimit, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Ámerikës për të kaluar paksa situatën e vë shtirë.

Advertisements

Po si u njoh Árbana Osmani para gati dy dekadash me një djalë, që nuk ishte pjesë e televizionit, financierin Árdit Kero? Siç e ka rrëfyer dhe vetë Árbana në ndonjë intervistë të rrallë për jetën private, shkak për njohjen e tyre u bë miku i saj Bojken Lako, i cili njëkohësisht kishte shok Árdit Keron.

Vitin e kaluar, Árbana iu rikthye kësaj historie në media, duke rrëfyer fillimet e saj në radio, në 20-vjetorin e “Top Álbania Radio”. Në një intervistë për “Pop Culture”, Osmani rrëfeu se edhe asaj ia kanë mbyllur dikur derën në fytyrë dhe pikërisht ai që sot është një prej miqve të saj më të mirë, Lako.

“Kujtova atë ditë, kur pa më thënë asnjeri asgjë, unë thjesht e kisha dëgjuar te radio, trokita te dera e radios, doli Bojkeni dhe i thashë: “Á keni nevojë për prezantuese?” Më tha: “Jo, s’kemi. E ma mbylli derën”, rrëfeu Árbana. “Pastaj, 6 muaj më vonë, u bë një audicion, sepse kishin nevojë për prezantuese dhe unë fitova audicionin. Por herën e parë më është mbyllur dera”, u shpreh moderatorja.

Por duket se kjo mbyllje dere në fy utyrë ishte para se ata të njiheshin, pasi më vonë me lidhjen që krijoi me mikun e tij, Keron, gjërat ndryshuan. Duke parë edhe talentin e saj, Árbanës iu besua show më i famshëm dhe më me ndikim në publik i atyre viteve, pikërisht “Big Brother Álbania”.

Është padyshim një nga moderatoret më të mira, e cila e filloi karrierën e saj në “Top Álbania Radio” te të 20-at. Prej vitesh ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në televizionin ku punon, ku ka moderuar një sërë projektesh të rëndësishme.

Edhe pse ka qenë e martuar me letra, ajo e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes familjen e saj, ndonëse së fundmi nuk mungojnë fotot me të birin. Por kush është djali që Árbana Osmani ka pasur në krah për 16 vite?

Foton e parë me bashkëshortin, Árbana e postoi në pranverën e 2014-s, ku ajo dukej e lumtur, ndërsa ai e puthte në ballë. Fansat e saj panë për herë të parë burrin e Árbanës (në një foto të publikuar me dëshirën e saj), edhe pse në atë vit kishin 12 vite të martuar.

Fotot e publikuara deri në atë momente në media ishin ato të shkrepura nga paparacët, kur ata shkonin çift në ndonjë aktivitet publik. Faktin që moderatorja po jetonte një martesë të celebruar, ajo e bëri publik para katër vitesh, kur u vesh nuse në sfilitën e “Geraldina Sposa”.

Osmani pohoi se s’kishte plan të vishej nuse në jetën reale, pasi nuk i pëlqente të ndante intimitetet nga jeta private me të tjerët. Ndërkohë që ajo zbuloi një fakt interesant, që prej vitesh jetonte në Elbasan me bashkëshortin, për shkak të punës së tij dhe udhëtonte çdo ditë në Tiranë për të punuar në televizion. Edhe pse një personazh publik, pas celebrimit kishte pranuar të merrte mbiemrin e burrit nga Tirana, duke figuruar në regjistrat e Gjendjes Civile si Árbana Kero, jo Árbana Osmani.

TË NGJASHME