Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Alma Kaçin, vajzën e cila shfaqet në video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Advertisements
Alma futi në kurth Gjicin, duke kryer marrëdhënie seksuale me të në zyrë, e po ashtu i kërkoi një tender për të hapur një qendër për qentë e rrugës.
Advertisements
Megjithatë, duket se ajo ka përdorur të njëjtën skemë edhe me dy shtetas italianë, te cilëve u ka marrë një shumë prej 10 mijë euro për t’i përdorur për strehimin e kafshëve.
Referuar proceverbalit të mbajtur më 6 korrik të vitit të kaluar në policinë e Durrësit,
Alma Kaçi ka dhënë sqarime në lidhje me pretendimin e shtetasve italiane Pietro Cerri dhe Eugenoi Colombo se ajo iu ka marrë shumat e parave
dhe nuk ua ka kthyer. Kaçi pretendon se është njohur me italianët nga një vajzë, pasi njëri prej tyre donte të adaptonte një qen pasi ajo ishte animaliste.
Por në deklarim thuhet se, Kaçi pretendon se shtetasi Eugenio Colombo ishte pedofil dhe për këtë filloi të investigonte. Në të njëjtën kohë ajo i ka marrë një shumë prej 3 mijë euro Colombos,
për të blerë një sipërfaqe toke, por këtë shumë nuk ia ka kthyer. 40-vjeçarja thotë se pasi Colombo i dha paratë, i kërkoi në këmbim marrëdhënie seksuale, por ajo e refuzoi.
Për shtetasin tjetër Pietro Cerri, Kaçi tha se i ka dhuruar 50 euro për qendrën e qeneve që ajo ka. Ajo pranon se ka pasur edhe lidhje me të, madje ka qëndruar 2 ditë në banesën e tij në Milano,
por gjithçka ka qene për investigimin që ajo po kryente. Kaçi pretendon se ka përfunduar studimet për infermieri, shkenca politike e marrëdhënie ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ka kryer një kurs për gazetari investigative në Tiranë.
Në fund dy shtetasit italianë e kanë kallëzuar Kaçin për mashtrim në prokurorinë e Durrësit, e cila e ka çuar çështjen në gjykatë.