Krimet në familje/ Burg përjetë kush vret një fëmijë, sërish ndryshime të Kodit Penal(Detaje)

by author

Ashpërsim masash për krimet brenda familjes, sidomos tek fëmijët. Qeveria kërkon që të ndryshojë sërish Kodin Penal, pas ndryshimeve të shumta të bëra vitet e fundit.

Advertisements

Një projektligj i posaçëm është dorëzuar në Parlament nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, ku votat e deputetëve kërkohen pikë së pari për të hequr të drejtën e zbritjes së dënimit, sa i takon autorëve të krimeve brenda familjes, kryesisht dhunës.

Advertisements

Sipas ndryshimit të ri të propozuar, gjykatësit do ta kenë të pamundur në aspektin ligjor që të zbresin një të tretën e dënimit nga një rast i dhunës në familje, ku dhunuesi duhet ta kryejë atë të plotë, sipas parashikimit ligjor.

Ndërkohë që për vrasjen e fëmijëve nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe dënimi do të jetë maksimal: ai i përjetshëm.

Rastet e fundit të shtuara të dhunës në familje, asaj ndaj grave kryesisht, si edhe vrasjes së të miturve, janë një tregues se duhen marrë masa të tilla shtrënguese për autorët e krimeve, duke mos i dhënë atyre mundësinë e lirimit më të hershëm se sa koha e përcaktuar ligjërisht.

TË NGJASHME