Një makinë e parkuar në diell mund të kthehet në një “kurth vdekjeje” në këto temperatura përvëluese.
Advertisements
Në bazë të një eksperimenti të realizuar në Greqi me ndihmën e një kamere termike dhe më një termometër, temperatura e tavanit të makinës i kalon 179 gradë celcius, ndërsa brenda arrin në 50 gradë C.
Advertisements
Eksperimenti u krye të mërkurën e 20 korrikut në orën 13:45 në një vapë jo ekstreme krahasuar me shifrat që ka kapur termometri ditëve të fundit.
Ekipi që bëri eksperimentin vendosi një termometër brenda makinës së parkuar me motorin e fikur dhe mbylli dritaret për 15 minuta.
Në pesë minuta, temperatura në çatinë e makinës tregonte 77.3 gradë. Kamera termike zbuloi se temperatura po rritej me shpejtësi. Sapo përfundoi eksperimenti, në orën 15:38 minuta, temperatura në çatinë e makinës arriti deri në 179.6 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, brenda, termometri arriti në 50 gradë , që ishte maksimumi që mund të arrinte, që do të thotë se temperatura ishte shumë më e lartë.
Këto temperatura janë vdekjeprurëse ndaj ekspertët sugjerojnë shmangien e parkimit në diell dhe sidomos kujdesit të shtuar duke mos qëndruar brenda në mjet me motor të fikur pa ndezur kondicionerin.