Për të gjithë ata që janë padurueshëm për ta parë Kiara Titon përsëri në televizor, ka shumë gjasa që kjo të ndodhë më shpejt se sa prisni.
Advertisements
Sipas raportimit të revistës “Vip Magazine”, Kiara do të rikthehet si moderatore në ekranin e “Top Channel”.
Advertisements
Pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”, ajo ka fituar besimin e udhëheqësve të këtij kanali televiziv për të moderuar një emision gjatë verës.
Po në të njëjtën media njoftohet se ajo do të drejtojë emisionin “Kepi i Tundimeve”, i cili në këtë sezon do të ketë një koncept të ndryshëm.
Megjithatë, duhet të theksohet se ende nuk ka informacione zyrtare ose të konfirmuara.
Ju kujtojmë se “Top Channel” është kanali televiziv ku Kiara nisi karrierën si prezantuese në “Select”. Më pas ajo u bë pjesë e “ABC News”, ku ishte autore dhe moderatore e programeve të lidhura me modën dhe bukurinë.
Duket se tani është koha për një aventurë të re.