Ligji i ri, Greqia lehtëson procedurat për emigrantët shqiptarë, ja përfitimet që do kenë tashmë

by author

Greqi ka miratuar tanimë ligj të ri për marrjen e nënshtetësisë, i cili pritet të lehtësojë procedurat për marrjen e pasaportave greke, sidomos nga të rinjtë.

Advertisements

Ligjin e ri për nënshtetësinë ka kaluar me shumice votash në parlamentin grek dhe do t’u ofrojë më në fund emigrantëve shqiptarë mundësinë e punësimit në sektorin shtetëror dhe atë publik, duke rritur kështu ofruar kështu mundësi edhe më të mëdha në punësimin e tyre në vendin fqinj.

Advertisements

Ligji po ashtu përmban dispozita që i shërbejnë rac ionalizimit, thjeshtëzimit dhe unifikimin e procesit të natyralizimit (politografisi).

Po ashtu, ligji i ri,parashikon uljen e tarifës se nënshtetësisë (tarifa e re do të jetë 550 euro, dhe jo 700 euro) si dhe lehtësira të tjera në provimin e gjuhës greke për moshat e treta dhe personat me aftësi të kufizuara. Ai parashikon një sërë dispozitash lidhur me mënyrën e marrjes së këtij provimi, të cilat tashmë do të jenë më të qarta dhe më me pak kontakt personal mes të intervistuarit dhe komisionit.

Më konkretisht, aplikuesit do të ftohen të përgjigjen në 20 pyetje nga 30 që do t’u bëhen gjithsej. Pyetjet do të jenë rreth gjuhës, gjeografisë, historisë, institucioneve politike dhe zhvillimeve aktuale politike. Pyetjet do të përzgjidhen rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh të parapërgatitura,

përgjigjet e të cilave do të jenë të gjitha të disponueshme për të interesuarit, në një faqe interneti. Hartuesit e ligjit të ri thonë se kjo është një praktikë që zbatohet gjerësisht në SHBA dhe në mjaft vende të Europës.

Parlamenti grek

Po ashtu, për herë të parë unifikohen shërbimet e dhënies së nënshtetësisë dhe si rezultat koha e shqyrtimit të kërkesës do të ulet një vit e gjysmë. Në dispozitat e reja përfshihen edhe ato që kanë të bëjnë me përshtatjen e legjislacionit grek me kuadrin institucional europian.

Në këtë drejtim, ka dispozita që u japin të drejtën e marrjes së nënshtetësisë personave me moshë të shkuar, personave me të meta mendore, apo të sëmurëve psikikë.

TË NGJASHME