Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin që ndodhi mesnatën e djeshme te rreth rrotullimi i TEG-ut në rrugën Tiranë, ku humbi jetën një shtetas rus.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISE
Advertisements
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.