“Mban gjithë familjen me punën online” Rasti i rrallë i vajzës nga Durrësi

by author

Foto ilustruese

Advertisements

Kryeministri Edi Rama ndau me publikun historinë e një 11-vjeçareje e cila jeton në Shenavlash. Gjatë Kongresit të Arsimit, kreu i qeverisë tha se vajza e vogël mbante familjen me para. Ai tha se ky rast është një histori për të treguar se dhe fëmijët mund të punojnë pasi mësojnë në fushën e kodimit.

Advertisements

‘Për ne digjitalizimi i vendit, digjitalizimi i ndërveprimeve dhe në nivelin e sipërmarrjes, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si proces themelor i procesit të edukimit për të krijuar kushte për një punësim cilësor e me të ardhura shumë të larta është prioritet themelor në arsim. Sot kemi nisur me 100 laboratorët smart e duam që brenda mandatit këta laboratorë ti shtrijmë gjerësisht në Shqipëri, që t’u japim mundësi fëmijëve që nga klasa e parë të hyjnë në botën e teknologjisë,

e sipas llogarive të bëra e sipas praktikave të studiuara, futja e fëmijëve që në klasë të parë dhe në mësimet e teknologjisë e marrja e këtij mësimi me kurrikulat përkatëse të standarteve më të mira ndërkombëtare si ato që janë futur sot në 100 shkollat e para bën që në fund të klasës së 9 sado e pabesueshme të duket, bën që fëmija të ketë aftësitë e nëj koduesi të mirëfilltë e pasja e aftësive të një koduesi të mirëfilltë do të thotë aftësi për t’u punësuar parelisht me vazhdimin e mësimit.

Kam takuar nxënës shkollash të mesme që aktualisht punojnë në shtete të ndryshme duke vijuar të studiojnë në shkolllat e mesme në Shqipëri. Në Shenavlash banonte një nga vajzat që kam takuar e që prej moshës 11 vjec ajo mbante tërë shtëpinë. Si? Duke zotëruar njohuritë e kodimit e duke hyrë në tregun e madh online që ka të ardhura shumë më të larta se të ardhurat e zakonshme”, tha Rama.

TË NGJASHME