Presidenti, Bajram Begaj për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook falënderoi të shqiptarët për pjesëmarrjen në votim ku shpreh se ata kanë përmbushur një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.
Advertisements
Ndërkohë ai ka kërkuar që të gjithë të përfshirët në procesit e numrimit të votave të kryejnë detyrën me përgjegjshmëri.
Advertisements
“Falenderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.
Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.
Votuesit shqiptarë folën!
Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë.”, shkruan Begaj.