Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për katër të miturit e arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre 15-vjeçar Fatjon Bici në Gramsh.
Advertisements
Ata akuzohen për vrasje ne bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Advertisements
Detaje e reja nga grupi hetimor bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 thika, një nga të cilat me njolla gjaku e përdorur në krim dhe doreza hekuri.
Në dëshminë e autorit të dyshuar i mituri thotë se ditën e ngjarjes ka shkuar në shkollë bashkë me tre shokët e tij. Ai tregon se 3 muaj më parë kanë pasur një konflikt te fusha e lodrave te makinat elektrike me një grup djemsh. Bashkë me tre shokët e tij kanë shkuar në qytetin e Gramshit dhe kanë pritur njërin nga djemtë me të cilin kishin pasur konflikt me qëllim që të sqaroheshin. Ky i fundit ishte kushëriri i viktimës i cili mbeti i plagosur në ngjarje.
Autori i krimit ka treguar në dëshminë e tij se “personi me flokë kaçurrela e kishte goditur me grusht në fytyre dhe ka nxjerrë thikën që ishte me buton dhe ka qëlluar në drejtim të tij”. Ai ka thënë gjithashtu se nuk mban mend nëse ka goditur persona të tjerë pasi ka qenë i trembur dhe është larguar menjëherë për t’i shpëtuar policisë.