Suela Saliaj, me profesion bankiere, është 32-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti i saj në Florida.
Advertisements
Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj rrëmbeu më pas vajzën e tyre e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë.
Advertisements
Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas prindërit si dhe vëllai i saj.
Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.
Sipas policisë, Renato Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital.
Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që kishte më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.