Mikja e saj humbi jetën, Çiljeta Xhilaga shkruan fjalët përlotëse(Foto)

by author

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka bërë një status për motrën e mikeshës së saj Ingridit, Ilda Gjoni, e cila humbi jetën pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Advertisements

Çiljeta ka postuar një foto të Ildës duke qeshur ndërsa thotë se duke e njohur ajo nuk do të donte që t’i thoshte fjalë trishtimi.

Advertisements

“Ne fakt nuk do të doja të postoja kurrë për ikjen tënde në rrjete sociale sepse asgjë e thënë nuk zgjidh dot më asgjë e as të thoja fjalë trishtimi për ty apo të lexoja fjalë ngushëllimi për ty që zemra ime s’do që ti pranoj në realitet sepse duke të njohur ty e di shumë mirë që tani do na thoje të gjithave vishuni bukur dhe bëni një party me muzik për mua.

Gjithsesi dikush më herët apo dikush më vonë…. Mirupafshim në jetën e përtejme deri atëher ti vallëzo me engjëjt,Te dua Ilda e të gjithëve”, shkruan Çiljeta.

TË NGJASHME