Momente të vështira për familjen Gjoni/ Ingridi dhe Inisi humbin motrën, reagon Anna Lika: Ma këpute shpirtin moj mami…

by author

Familja Gjoni po kalon momente shumë të vështira, pasi kanë humbur njeriun e shtrenjtë. Motra e këngëtareve Ingrid dhe Inis Gjoni, Ilda Gjoni, ka ndërruar jetë këtë të hënë, në ditën e Krishtlindjes.

Advertisements

Aktorja Anna Lika ka bërë një postim të ndjerë në rrjete sociale për humbjen e nënës së saj, shoqëruar në krah me një foto familjare.

Advertisements

“Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. Ne përgjithmonë”, ka shkruar Anna Lika.

Me anë të këtij postimi ajo konfirmoi lajmin e vdekjes së Ilda Gjonit, ndërkohë që Ingridi dhe Inisi nuk kanë bërë ende asnjë reagim për ngjarjen e rëndë.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga miqtë e së ndjerës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Gjoni.

TË NGJASHME