Momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit për Bashkinë e Himarës

by author

Videoja tregon momentin e arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” në Himarë Fredi Beleri.

Advertisements

Beleri është arrestuar disa minuta pas mesnate teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë nën shoqërinë e disa personave të tjerë. Një moment disa policisë civilë afrohen me shpejtësi drejt tij dhe e marrin e më pas mbërrijnë edhe efektivë me uniformë.

Advertisements

Beleri është shoqëruar rreth orës 00:15 në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës, ai është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave.

Po ashtu mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit.

TË NGJASHME