Mori 15 kg djath nga Shqiperia me vete, emigranti merr gjobën marramëndëse në kufi

by author

Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, ndërsa kthehej nga pushimet për në Austri, kishte marrë në makinën e tij djathë dele. Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i vendosën një gjobë prej afro 1000 euro

Advertisements

48-vjeçari shqiptar, për ndërrimin e viteve kishte qenë për vizitë te familja në vendlindjen e tij dhe të hënën, më 3 janar, ai kishte vendosur të kthehej në Austri.

Advertisements

Një nga familjarët e tij i kishte dhënë atij 15 kilogramë djath dele të përgatitur nga vetë familja.

Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin, pasi ndalohet rreptësisht transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat.

Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë.

“Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, në të kundërt nuk do të më kthenin pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”.

Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën. Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend. “Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, shtoi ai.

TË NGJASHME