Nën ndikimin absolut të fushave ajrore me presion të ulët atmosferik edhe kjo javë do të karakterizohet me mot mjaft jo-stabil dhe me reshje të shpeshta atmosferike në gati tërë rajonin tonë.
Advertisements
Reshjet do të jenë të përditshme, normalisht distribuimi i reshjeve nuk do të jetë i baraspeshuar, ngase disa rajone përfitojnë rrebeshe dhe stuhi intensive, ndërsa rajone tjera përfitojnë më pak reshje dhe kjo është natyra e reshjeve verore. Rreziku nga përmbytjet do të jetë prezent për shkak se disa stuhi do të prodhojnë sasi shumë të mëdha të reshjeve për një kohë të shkurtër kohore dhe po ashtu për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe të shpeshta.
Advertisements
Temperaturat shënojnë ulje të martën, për tu rritur të mërkurën. Por të mërkurën pasdite dhe në mbrëmje vijnë zhvillime të reja të fuqishme konvektive që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe intensive.
Nga e enjta do të ketë intensifikim të reshjeve duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar. Po ashtu edhe temperaturat shënojnë ulje përsëri nga e enjta dhe për fundjavë.
Edhe fundjava do të karakterizohet me vranësira të shumta dhe reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Pra, edhe një javë me vranësira të shpeshta, nganjëherë të dendura dhe po ashtu me reshje të shpeshta e intensive, por nuk do të mungojnë periudhat me intervale kohore me diell edhe pse jo aq të shpeshta./METEOBALLKAN