Detaje të reja dalin në lidhje me vdekjen tragjike të nënë e bir në Pejë të Kosovës, si pasojë e motit të keq nga reshjet e dendura të shiut.
Advertisements
Nënë e bir kanë mbetur të vdekur si pasojë e vërshimeve të ujit. Bëhet fjalë për një fëmijë pesë vjeçar dhe nënën e tij rreth të 30-ave.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Asllan Qeshme”. Vdekja e fëmijës është konstatuar rreth orës 23:00, ndërsa rreth orës 01:20 të së dielës, autoritetet kanë gjetur edhe trupin e së ëmës, pa shenja jete.
Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka dhënë disa detaje në lidhje me humbjen tragjike të nënë e bir.
Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet e ujit në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivel të lartë. Ajo tha se nënë e bir ndodheshin bredna në shtëpi duke ndenjur, kur shiu i madh u rrëzoi shtëpinë.
“Ndodhi papritur, reshjet e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda t’u nejtë, shiu i madh e rrëzoj shtëpinë! Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtori i Emergjenës u munduan, por aq ishte fuqia e madhe e ujit, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo.