Vrasja e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj është konsideruar e zbardhur nga ana e policisë me shpalljen në kërkim të 6 shtetasve, 5 prej të cilëvetë huaj, dhe Edmond Haxhisë që dyshohet edhe si porositësi.
Advertisements
Advertisements
Gjatë ditës së djeshme policia deklaroi se kishte gjetur motorin e përdorur në vrasje pranë banesës së Edmond Haxhisë në zonën e Kakarriqit, ndërkohë që në rrjet janë hedhur dyshime se nuk bëhet fjalë për të njëjtin mjet.
Në disa faqe në tiktok në emrin e Nikulajt, janë hedhur dyshime se motori nuk është i njëjti, ndërsa edhe në pamje të parë ka disa detaje që nuk përkojnë, siç është targa, që policia e ka fshirë në fotot e përcjella për mediat, ndërkohë që ka një shirit blu, që nuk ka qenë në fotot e mëparshme pas vrasjes.
Por çfarë deklaroi dje policia?
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.
Fale informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Haxhia në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.
Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.