Sa herë themi Strikçan, në mënyrë instiktive i shtojmë togfjalëshin “Në Strugë të çon”, që është domethënia e emrit të fshatit.
Advertisements
Advertisements
Pak e dinë se në këtë zonë të Bulqizës gjendet va rri i një njeriu të mirë, i cili u lind në 1878-n dhe vd iq në vitin 1929.
Fshatarët, për çdo prob lem apo shq etësim, luten për mbarësi te vendi kur prehet Rushit Tollja, pasi besojnë fuqinë e tij të mbinatyrshme. Të gjithë e mbajnë mend vitin 1967, kur komunizmi i shpalli lu ftë fesë.
Pikërisht në këtë kohë, ai zhv arroset nga Martaneshi, ku ishte va rrosur fillimisht, për t’u rivar rosur nga familjarët në fshatin e lindjes. Kur ar kivoli u hap pas 38 vitesh, të gjithë mbetën të habitur… sepse dukej si diten qe kishte ikur nga kjo bote.
Që nga ai vit, Rushit Tollja u shpall njeri i mirë, ndërsa banesa e fundit u bë vend pelegrinazhi. Historia e trupit të padëmtuar u përhap shpejt në të gjithë veriun e vendit, ndërsa regjimi komunist dha urdhër që të var rosej sa më shpejt për të shuar bujën e ngjarjes.
“Ditë të caktuar të pelegrinazhit nuk kemi, por njerëzit me dëshirën e tyre vijnë në çfarëdolloj kohe. Nuk ka njeri që nuk vjen këtu, prej Grykës së Madhe, nga Bulqiza, por edhe nga Kruja vijnë njerëz.
Mund të themi se arki voli ka qenë hermetik, i bërë në atë mënyrë që të mos pranonte ajrin. Por, nga ana tjetër, nuk mund të themi që ai ka qenë një njeri i shenjtë, që ka bërë mirë”, thotë një tjetër banor i zonës.
Të shumta janë dëshmitë e njerëzve, që pretendojnë se kanë parë ëndrra, ku Baba Rushiti u fliste, e madje u jepte edhe porosi të veçanta…
“Përpara se sa Baba Rushiti të vinte këtu si kuf omë, këtu ka pasur shenja zjar ri. Pikërisht edhe kjo tybe është bërë për atë arsye, të ëndrrave që tregohen. Këtu ka mjaft raste të ëndrrave të njerëzve, të cilët kanë gjetur shërim. Ashtu siç kanë parë ëndrrën, ashtu u ka dalë.
Ne kur shohim ëndrra për Baba Rushitin, gjithmonë si fis dhe si g ja k bëjmë ku rba n, pavarësisht nga ditët. Ky është rasti tipik, që ne çlirohemi nga ana shpirtërore, e gëzojmë një harmoni të madhe pas këtyre rasteve. Na duket shërim”, thotë sërish një banor.
Në këte vend fshatarët kanë gjetur paqe, prehje shpirtërore, e shumë prej tyre edhe zgjidhje. Historitë e Baba Rushitit tregohen sot në çdo familje dibrane, duke shenjtëruar njeriun e mirë të Strikçanit…