Nëna e moshuar fle rrugëve! Dhëndri gjerman nuk e pranon në shtëpi, vajza i bën gjëmën në mes të emisionit

by author

Olimbia dhe vajza e saj Rozeta janë në një konflikt për shtëpinë. E moshuara, e cila ishte pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq” në Tv Klan ka treguar historinë e saj.

Advertisements

Ajo është nëna e tre fëmijëve, një djalë i ka vdekur, djali tjetër qëndron në Elbasan në Spitalin Psikiatrik pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Olimbia thote se është shumë e varfër, rrëfen se fle rrugëve e lulishteve sepse nuk ka para.

Advertisements

Arsyeja pse Olimbia nuk qëndron në shtëpinë e saj është bashkëshorti i vajzës që është gjerman, i cili e ka dhu nuar dhe nuk e lejon të qëndrojë në banesë.

Në një lidhje telefonike vajza e Olimbisë, Rozetës, thotë se do i kthejë çelësin e shtëpisë Olimbisë, por ne momentin kur e ëma flet, ajo mbyll telefonin.

JA BISEDAT

Eni Çobani: A është e vërtetë që keni këtë debat me nënën tuaj? Nëna juaj po ju dëgjon në këto momente.

Rozeta: Debat kemi ne, por unë nuk nxjerr njeri nga shtëpia.

Eni Çobani: Pra, nuk i keni thënë nënës suaj të dalë?

Rozeta: Jo nuk i kam thënë dhe më lini rehat se kam problemet e mia.

Olimbia: I thuaj mos ta mbyllë dhomën me çelës ajo se e ka mbyllur shtëpinë me çelës.

Rozeta: Ta sjell unë çelësin mos ki merak.

Olimbia: Derën hajde hape, atë bëj ti dhe më liro shtëpinë, atë shiko ti. Ik e shko ku të kesh kokrrën e qejfit, jo në Gjermani, po matanë Gjermanisë shko ti, atë bëj. Hape derën, më jep çelësat në dorë mua, të rregulloj shtëpinë time dhe shtëpinë e dua në emrin tim.

Zonja Rozeta mbyll telefonatën gjatë përgjigjes së zonjës Olimbi.

Në këtë pikë zonja Olimbi zbulon se të dyja posedojnë urd hër mb rojtjeje ndaj njëra-tjetrës, por ajo është d hu nuar nga dhëndri i saj gjerman.

Eni Çobani: Tani për të kaluar nga emri i Rozit në emrin tuaj kjo bëhet me vullnetin e palëve, pra Rozi duhet të vijë dhe të pranojë para një noteri, kalimin e pronësisë në emrin tuaj. Me ç’dëgjuam ne tani, ajo nuk pranoi as të diskutonte dhe shikoj që ajo vullnetin për kalimin e pronës nuk e ka. Për mua është e rëndësishme fakti që ajo mos t’iu shqetësojë, pra që ju të vazhdoni të jetoni në banesën tuaj, pse jo të merrni edhe djalin tuaj dhe nuk ma merr mendja që zonja do të vijë t’iu shqetësojë.

Olimbia: Unë për të jetuar jetoj edhe aty në kuzhinë ku jam, edhe në a neks, edhe në ballkon, unë ashtu jo, por unë jo, dua djalin, të marr dhomën, të marr edhe djalin të jetojmë.

Eni Çobani: Po ajo çelësin do jua sjellë.

Olimbia: Çelësin? Po çelësin e heq fare unë, por kam urdhër mb rojtjeje nuk dua ta hap vetë derën. Derën ajo duhet të vijë të flasë këtu, të thojë që jam dakord që shtëpinë t’ia lë mamasë derisa të ketë jetën e vet gjallë. Kur të v d es unë, le ta marrë shtëpinë. Unë jam e sëmu rë, ditët me numërim i kam, me 500 sëmu nd je jam në trup, po të paktën të vijë, me tru në kokë, si vajzë që është, që e mora e rrita, herë me bukë e herë pa bukë, ajo duhet të vijë të flasë vetë.

TË NGJASHME