Dashi
Advertisements
Mos harxhoni kohën duke u marrë me gjëra të kota gjatë kësaj dite, por përqendrohuni tek ato më thelbësoret. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë e qetë e pa probleme, por nëse keni fëmijë do jenë ata që do ju stresojnë dhe do ju lodhin pafund. Ju beqarët do jeni të disponueshëm për cilindo që do iu ftojë për të dalë, por nuk do e thoni fjalën e fundit pasi do keni nevojë për kohë që të mendoheni. Në punë më në fund do i keni kushtet për të realizuar disa nga projektet që keni menduar. Do i mahnitni shefat tuaj dhe do merrni plot vlerësime. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak kështu që mos u shqetësoni për këtë sektor.
Advertisements
Demi
Ditë goxha pozitive do jetë kjo e sotmja. Do jeni në humor dhe të gatshëm për t’i bërë të gjithë të buzëqeshin. Ju të dashuruarit do e konsolidoni tej mase jetën tuaj në çift dhe do i shihni gjërat krejtësisht ndryshe. Emocionet kanë për të qenë shumë të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa dhe as që do tentoni të joshin. Në punë do jeni shumë të mërzitur sepse një koleg shumë i dashur do largohet nga kompania. Kjo gjë do ju bëjë pesimistë dhe pa dëshirë për të përfunduar detyrat. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por me pak kujdes mund ta mbani të qëndrueshëm. Shmangni investimet e mëdha pasi nuk është ende momenti.
Binjakët
Do e bëni çdo gjë në mënyrë të papritur gjatë kësaj dite dhe shumë nuk do i kuptojnë qëllimet që do keni. Për ju të dashuruarit do ketë shumë momente të mbushura me mister. Nuk do i kuptoni ato që do bëjë partneri dhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Ju beqarët do pëlqeni mjaft disa persona, por do ndiheni si të bllokuar para tyre aq sa nuk do ja shprehin dot këtë pëlqim. Në punë fjalët i merr era, veprat janë ato që ngelen. Përqendrohuni më tepër tek gjërat që duhen bërë dhe mos u dorëzoni për asnjë lloj arsyeje. Edhe financat do jenë tej mase të paqëndrueshme. Bëni shumë kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.
Gaforrja
Jupiteri do ju bëjë më optimistë se më parë gjatë kësaj dite dhe do jeni shumë më shprehës. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj në çift dhe dita ka për të qenë e jashtëzakonshme. Emocionet nuk do kenë të ndalur asnjë moment. Ju beqarët nuk do arrini dot të gjeni persona aq interesantë sa për të filluar një lidhje dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë askush nuk do ju frenojë dot synimet që keni. Do jeni edhe mjaft të motivuar dhe të vëmendshëm me gjithçka. Ka mundësi të merrni edhe shpërblime për arritjet. Të ardhurat duhet t’i mbani gjithë kohës nën kontroll që të mos keni të papritura të pakëndshme.
Luani
Do jeni shumë të zgjuar gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Për asnjë moment nuk do ju ndodhin të papritura të pakëndshme sepse gjithçka e keni programuar me kujdes. Ju të dashuruarit do keni ndryshime të mëdha në jetën tuaj dhe asgjë nuk ka për të ecur keq me atë që keni në krah. Të gjithë do ju kenë zili për rehatinë, harmoninë dhe lumturinë që reflektoni. Ju beqarët më mirë të qëndroni vetëm edhe pak kohë dhe të reflektoni sepse dita e sotme nuk do ketë ndonjë takim mbresëlënës. Në punë do të zgjidhen që të gjitha problemet që keni pasur dhe me anë të argumenteve do bindni edhe personat më skeptikë. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite çdo gjë do ju plotësohet. Në fakt do jeni strategë të mirë dhe optimizmi do ju ndihmojë përherë. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë më pozitive. Do i keni shumë të qarta idetë dhe mendimet për ato që do bëni për të ardhmen dhe vetëm do dashuroheni te qetë. Ju beqarët kësaj here keni për të gjetur personin e ëndrrave me të cilin do filloni një lidhje të jashtëzakonshme. Në punë do jeni shumë të zënë me detyrat që iu janë dhënë dhe nuk do keni as kohë të mërziteni. Për fat gjithçka do rrjedhë si duhet. Në planin financiar duhet ta pranoni ndihmën e familjarëve në mënyrë që ta kaloni periudhën delikate.
Peshorja
Hëna nuk do ndikojë shumë pozitivisht në jetën tuaj sot dhe herë pas here mund të përballeni me sfida të vështira. Nëse keni një lidhje, Venusi dhe Marsi mund ta trazojnë jetën tuaj gjatë kësaj dite. Mund të keni edhe mosmarrëveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni gjithmonë të qetë. Ju beqarët do jeni tej mase të hallakatur dhe nuk do arrini dot ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë ka rrezik të jeni viktima të gënjeshtrave të kolegëve. Do ju besoni atyre verbërisht dhe do lëndoheni përveçse do dështoni në detyrat që iu janë dhënë. Financat do dini si t’i organizoni gjithë kohës dhe gjendja ka për të mbetur ende e mire. Bravo për përkujdesin e treguar.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do i jepni rëndësi gjithckaje dhe nuk do lini asnjë gjë pas dore. Ju të dashuruarit do jeni më të përqendruar tek jeta juaj dhe do bëni të pamundurën që ta ndryshoni për mirë lidhjen. Edhe ju beqarët do jeni me fat në dashuri. Sharmi që zotëroni dhe buzëqeshja mahnitëse do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Në punë mund të gjendeni edhe nën presion disa çaste, madje do inatoseni, por gjithçka do kalojë. Fjalët e disa kolegëve të vjetër do ju mbajnë nën kontroll. Financat mund të kenë edhe disa tronditje, por me pak më tepër kujdes mund të arrini ta mbani nën kontroll situatën.
Shigjetari
Do jeni luftarakë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të bërë çdo gjë që keni në mendje. Për të arritur qëllimet nuk do jeni aspak agresivë. Për ju të dashuruarit pasioni do jetë i zjarrtë. Yjet do mendojnë gjithë kohës që t’ua bëjnë të ardhmen sa më të bukur. Ju beqarët do keni njohje të shumta dhe njëri prej personave do ju duket ideal për të filluar së shpejti një marrëdhënie. Do ja bëjnë atij te ditur këtë gjë me mënyra interesante. Në punë do merrni çdo gjë që keni merituar. Përpjekjet që keni bërë do japin rezultatet e duhura. Financat nuk do jene as të këqija, por as në gjendjen më të mirë të mundshme.
Bricjapi
Venusi dhe Plutoni do ju bëjnë më të qetë sot dhe më të gatshëm për të realizuar projektet që keni në mendje. Do jeni gjithë kohës me këmbë në tokë. Nëse keni një lidhje tensioni i kohëve të fundit do fillojë të qetësohet. Do i merrni gjërat më me qetësi në çdo moment dhe nuk do thoni asgjë pa e peshuar mirë. Ju beqarët duhet të jeni së më realistë pasi në të kundërt mund të zhgënjeheni pamasë e mund të lëndoheni. Profesionalisht do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe arritjet do jenë të njëpasnjëshme. Do ecni para me ritme të shpejta dhe do kënaqeni. Perspektivat financiare duken të begata. Shfrytëzojeni këtë rast për të hequr ndonjë para mënjanë.
Ujori
Falë ndikimit të Marsit dhe Venusit entuziazmi do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj. Do jeni të kujdesshëm për gjithçka dhe nuk do bëni gabime. Nëse keni një lidhje do kaloni një momente të mrekullueshme. Partneri do përkujdeset çdo çast dhe do mundohet t’ua bëjë çdo sekondë sa më të veçantë. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një ish-in e një miku të vjetër. Gjithçka do ndodhë spontanisht. Në punë do jeni luftarakë dhe do bëni të mundur që t’iu hapen të gjitha portat ku do trokisni. Që sot gjithçka do jetë më e lehtë për ju. Me shpenzimet mos u tregoni kurrsesi impulsivë pasi keni për të vuajtur më pas të gjitha pasojat.
Peshqit
Padurimi do ju bëjë të merrni vendime të nxituara gjatë kësaj dite. Nuk do i mendoni si duhet gjërat dhe do veproni kuturu. Ju të dashuruarit ka mundësi që për shkak të problemeve serioze që keni pasur me partnerin tuaj, të mendoni edhe për një ndarje të përkohshme. Diskutojeni me të si alternativë sepse mund të gjeni gjuhën e përbashkët dhe më vonë gjërat mund të përmirësohen. Ju beqarët do gjeni princin e kaltër dhe do ndiheni të plotësuar. Në punë, edhe pse do keni ide shumë të mira nuk do i vini dot ato në zbatim. Gjërat do bëhen edhe më të vështira për ju. Financat do jenë të qëndrueshme, por jo të shkëlqyera.