Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë kryer një megaoperacion në zonën e Fushë kuqes, si dhe në disa qytete, ku mësohet se është rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës.
Advertisements
Gëzim Çela është ish oficer i Forcave Speciale të Policisë, i cili është kthyer në trafikant droge.
Advertisements
Vite më parë policia i ka gjetur 18 kilogramë kokainë dhe dyshohej se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge.
Forcat policore, në atë kohë, sekuestruan në banesën e tij në Fushë Kuqe 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.
Çela e kishte shndërruar vilën në laborator për përzierjen e drogës. Ai u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.
Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.
Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kokainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë.