Në foto Pëllumb Gjoka
Advertisements
Detaje të reja dalin në lidhje me megaoperacionin e Policisë me urdhër të SPAK, që u zhvillua gjatë natës në disa qytete të vendit tonë, Tiranë, Shkodër, Kukës nga ku u arrestuan disa zyrtarë, policë, biznesmenë dhe persona të njohur të krimit.
Advertisements
Mësohet se SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste për akuzat e korrupsionit dhe shërdorimit të detyrës.
Deri më tani për mediet është bërë i ditur arrestimi i prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreut të Forcave Operacionale Olti Bistri, biznesmenit të njohur Pëllumb Gjoka si dhe arrestimi i Astmer Bilalit, anëtar i bandës së Bajrave.
Pëllumb Gjoka është një biznesmen i njohur.
Oltion Bistri pak ditë më parë ishte emëruar në Drejtorinë e Krimeve duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në vjet në shkurt.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.
Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa tani do të mbajë detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Burime bëjnë me dije se Bujar Ahmeti, i cili u zëvëndësua nga Oltion Bistri, transferohet në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.
Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit.
Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali./albeu.com/