Arbër Hajdari ka folur për eksperiencën si opinionist për herë të dytë në Big Brother Vip Albania.
Advertisements
Arbri zbuloi se i ka shumë mirë marrëdhëniet me të gjithë banorët që ishin pjesë e lojës këtë vit, por nuk mohoi se disa prej tyre i kanë mbajtur qëndrim.
Advertisements
Një prej tyre ishte Kiara, për të cilën Arbri pohoi se kishte hatërmbetje, por gjithçka u zgjidh për çështje ditësh.
I pyetur nga Bieta se cili nga banorët do t’i mungojë më shumë dhe cili më pak, Arbri tha: “Programi pati tezën dhe antitezën, ata shoqëruan njëri-tjetrin. Ishte Olta, por ishte dhe Luizi. Tek të gjitha situatat që krijoheshin brenda shtëpisë ishin të dy ata. Por për hir të batutës dhe çmimit fitues po them Luizin. Më pak, ka sa të duash. Janë një grup njëherë që hynë nga jashtë dhe u bënë mbështetës të Luizit.”
“Kur hynë thanë që donin të fitonin BBV, por jo vetëm që s’ kishin lidhje ta fitonin, por veç mbështetën Luizin”, tha ndër të tjera Hajdari.