E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Shqiponja e cila ka ardhur t’i bëjë një surprizë kunatës. Ajo tregon së është nga Durrësi dhe ka vetëm një vëlla.
Advertisements
Në moshën 24 ai donte që të martohej, të gjente një nuse të mirë për veten dhe për prindërit, kështu i gjetën me mblesëri. Në familjen e tyre erdhi Dhurata e cila ishte një dhuratë e vërtetë për të gjithë.
Advertisements
Shqiponja: E morëm nusen gjithë gëzim na lindi djalë dhe vajzë. E kemi dashur dhe e duam Dhuratën, prindërit kanë jetuar me vëllain dhe nusen.
Ardit Gjebrea: Sot bashkë jetojnë prapë?
Shqiponja: Prindërit nuk jetojnë më, zakonisht thonë, ke një vëlla të mirë dhe ke një nuse të mirë, por këta kanë qenë të dy të mirë dhe i ka rënë syri. Vëllai pi pak, e la rakinë për 8 vite dhe ishim shumë të lumtur sepse shkonin kaq mirë të dy
Ardit Gjebrea: Pse nuk shkojnë më?
Shqiponja: Shkojnë, Dhurata është kaq e mirë se pi vëllai dhe ajo thotë nuk pi, është i ri do rregullohet. Vëllai po sëmuret dhe kjo gjë nuk na gëzon. Unë punoj në spital dhe kur iku turnin e parë shkoj me Dhuratën. Sa hipi në makinë, Dhurata mendjen e ka tek Fatosi. Një herë të dy më morën me makinë dhe Dhurata prapë atë hall ka Fatosi, të jetë më i miri.