Parashikimi i papritur, çfarë surprizash do të jetë moti në Shkurt?

by author

Janari do të mbyllet me diell dhe me temperatura të ulëta, ndërsa Shkurti do të nisë më i ngrohtë dhe me kthjellime, të paktën deri më datë 10 të muajit të ardhshëm. Sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” u shpreh se pritet që nga dita e enjte, temperaturat të rriten dhe të shkojnë deri në 17 gradë Celsius.

Advertisements

“Dielli do të jetë prezent, intervale të gjata kthjellimesh, parashikohet që kjo javë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Nuk ka sinjale që të kemi reshje në territor. Deri të mërkurën, pjesa e parë e kësaj jave, edhe pse do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell, mëngjeset do të mbeten relativisht të ftohta.

Advertisements

Parashikohet që deri të mërkurën, luhatja e temperaturave të jetë jo shumë e ndjeshme. Mbetet mëngjesi i ftohtë, mesdita do të jetë me diell, vranësirat do të jenë kryesisht në pjesën e dytë të ditës dhe aspak problematike.

Situata termike do të ndryshojë në pjesën e dytë të javës, duke filluar nga e enjtja, e premtja, përfshirë fundjavën, do të kemi mjaftueshëm diell, por do të kemi edhe rritje të temperaturave në vlerat e mëngjesit, duke bërë që edhe zonat malore, vetëm disa zona të caktuara të jenë minus 1, ndërkohë që presim temperatura deri në 17 gradë.

Mund të them se nis muaji Shkurt i ngrohtë, në temperatura relativisht të larta dhe pa reshje. Deri nga data 10 Shkurt, nuk ka sinjale që të ketë reshje. Moti do të jetë i kthjellët, dielli do të jetë prezent në të gjithë territorin” tha ajo.

TË NGJASHME

Leave a Comment