“Paratë e pensionit ia dorëzoja asaj”/ Bashkëshorti i pastrueses që vidhte para zbardh detaje të forta dhe zbulon kush e ndihmoi Rezarta Dobin

by author

“Gruaja është ndihmuar nga familjarët e saj”, kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për ‘Review’ në Euronews Albania, Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi së cilës iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Advertisements

Ai theksoi se paratë janë gjetur në shtëpinë e tij, por që bashkëshortja e tij është ndihmuar nga të afërmit për t’i fshehur në banesë.

Advertisements

Më tej ai theksoi se gruaja e tij nuk i dha shkasë të dallonte që po vidhte ndërsa theksoi se edhe paratë e pensionit ia dorëzonte asaj.

“Nuk e di ku i çonte paratë, unë e merrja rrogën dhe ia jepja gruas.

Kërkoj nga mediat që mos të gënjejnë. Paratë janë gjetur në shtëpinë time, nuk ka shanse që gruaja ti ketë futur atje. Dyshoj se janë të implikuar dhe familjarët e bashkëshortes time. Ka shumë. Ta lënë motrën pa bukë, unë djalit tim do i çojë.”- shtoi ai.

TË NGJASHME