Turqia nuk ka parë zgjedhje si këtë fundjavë për dy dekada.
Advertisements
Recep Tayyip Erdogan do të duhet të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Advertisements
Pas dy javësh kundërshtari i tij do të jetë lideri i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu.
Ndërkohë, për shkak të zgjedhjeve, sipas një komentuesi në Twitter, martesat po prishen.
Një video e një intervistuesi që në një moment mesa duket pyet një çift të martuar se për kë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Burri i përgjigjet pyetjes: “Për Erdoganin, sigurisht!” dhe më pas gruaja e mërzitur e ndjek pas duke e goditur pas shpine: “Për Kiliçdaroglu sigurisht!”.
Ndërkohë videon në rrjetet sociale e kanë parë mbi 1.5 milionë njerëz.
“Divorci! Për këtë do të ketë kaos në shtëpi…”, ka shkruar një nga teleshikuesit. “Ky nuk do të hajë darkë!”, përfundoi një tjetër. /Telegrafi