Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Itali, Meloni del me njoftimin urgjent

by author

Giorgia Meloni ditën e djeshme braktisi pounimet në G7 në Japori për tu kthyer në Itali, aty ku vendi po përballet me përmbytje të mëdh aprej ditësh e me pasojë edhe humbje në njerëz.

Advertisements

Menjëherë pas rikthimit të Melonit, qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për të përballur dëmet, duke akorduar 100 milionë euro për zonat e goditura rëndë nga vërshimet e ujit.

Advertisements

“Pas të gjitha takimeve dhe inspektimeve, ne kemi shumë besim. Ne kemi një marrëveshje me qeverinë. Ka njerëz që kanë humbur gjithçka, do të kemi nevojë për rimbursime 100%“, tha dje guvernatori i Emilia-Romagna, Stefano Bonaçini, teksa përshëndeste Giorgia Meloni në kthimin e saj në Romë.

Harta e programit për këto investime është gati dhe 10 milionë do të shkojnë për dëmet e përmbytjeve të para më 4 maji dhe pas përmbytjeve të reja, do të pasojnë menjëherë 20 milionë të tjera, për të cilat do të japë nesër ‘OK’ Këshilli i Ministrave, siç Meloni njoftoi nga Ravenna.

Në realitet, dekreti për fondin e ndihmës do të përfshijë gjithsej 100 milionë dhe do të ndahet në dy faza.

“Masat e para”, – shpjegoi Meloni – “do të shërbejnë për emergjencën dhe për të përjashtuar kompanitë dhe qytetarët nga pagesa e taksave”.

“Moratoriumi i taksave dhe kontributeve, po flasim për ngrirjen deri më 31 dhjetor të pagesave të taksave. Dhe pezullimi do të ketë të bëjë edhe me detyrimet dhe proceset e korporatave. Pastaj do të punojmë për kompensimin dhe rindërtimin. E gjithë kjo sipas hartës së bashkive të prekura (e ashtuquajtura “zona e kuqe”) dhe vlerësimi i dëmit”, shtoi kryeministrja italiane.

Fondi gjithashtu do të përfshijë rikthimin në normalitet të rrugëve provinciale, shkollave komunale dhe ndihma për bujqësinë.

Pavarësisht se është e konsiderueshme, shuma duket e pamjaftueshme dhe sipas Qarkut do të nevojiten mbi një miliardë euro, ndaj teknikët e Ministrisë së Ekonomisë janë duke punuar për të gjetur zgjidhje nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të buxhetit dhe ndihmave nga BE-ja.

TË NGJASHME