Dy fëmijët e familjes Rexhepi nga Podujeva janë dërguar në jetimore nga Qendra për Punë Sociale për shkak të kushteve të vështira ekonomike të kësaj familjeje. Ismail Rexhepit, i larguan vajzën 9 vjeç dhe djalin 12 vjeç
Advertisements
në jetimoren Shpresa në Prishtinë, me arsyetimin se jetonin në kushte shumë të këqija jetese.
Advertisements
“Fëmijët m’i kanë marrë, nuk më kanë thënë për çka por po i bie si me tradhti.
Jo ju blejmë diçka, ju ndihmojnë. I kanë marrë, i kanë ç’u atje, s’po e di as ku”,- u shpreh për mediat babai i dy fëmijëve. Ai kishte shkuar për t’i vizituar por nuk i kishte gjetur aty.
Ndër të tjera ai u shpreh se ishte duke punuar për ata fëmijë në mënyrë që t’ua plotësonte të gjitha dëshirat. “Unë rrogën e kam të mirë jam tu punu, për këta fëmijë, e
dhe gjithmonë dëshirat ua kam plotësu”,- u shpreh Ismaili. Ai i kërkon policisë t’i kthejë fëmijët.
“Ju lutem me m’i kthy fëmijët, se po më lënë mendtë për ta”, tha babai i tyre.