Zbardhen detaje të reja për autorin e plagosjes së bashkëshortes së tij, Marjola Myrtollarit, Aleko Myrtollari.
Advertisements
Ai u dorëzua mbrëmjen e djeshme. Autori i plagosjes ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat e Korçës deri kur u dorëzua në polici.
Advertisements
Policia ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e tij pas kontrollit të banesave të familjarëve të 46-vjeçarit. Kanë qenë të afërmit e autorit të krimit, ata që e kanë bindur Myrtollarin që të dorëzohet.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Aleko Myrtollari ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.
Ai i ka kërkuar që të nisë punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që nuk ka dashur, dhe i ka kërkuar të punojë vetë Aleko për të mbajtur fëmijët dhe familjen.
Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38 vjeçares e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës.
Marjola Myrtollari, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë nga goditjet e burrit me thikë. Ajo u transportua me helikopter për në spitalin e Traumës, për mjekim më të specializuar pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.